
Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet Thaçit me poezi
27 janar 2019
| 17:38
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka publikuar një poezi të shkruar nga Ndre Mjeda, si kundërpërgjigje ndaj një statusi të Hashim Thaçit në llogarinë e vet “Facebook” në të cilin shkruante: “Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë!”.
Postimi nga Matoshit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon,
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon?
Pushoi murrlani
Me duhie t’vet’
Bylbyl i vorfen
Çou, mos rri shkret’ (Ndre Mjeda)