Gani Demaj jep sqarim për udhëtimin e ish-kryeministrit Haradinaj në Zvicër
Këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Gani Demaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në ‘Facebook’ ka dhënë sqarim për udhëtimin e ish-kryeministrit Haradinaj në Zvicër në janar të këtij viti.
Ai ka thënë se nga buxheti i shtetit është mbuluar vetëm bileta e udhëtimit të kryeministrit në atë kohë, Ramush Haradinaj.
Edhe pse familja e Haradinajt kanë udhëtuar me të, sipas Demajt, shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit janë private, dhe jo nga buxheti i shtetit.
Postim i plotë i tij:
Dje kam pasur një bisedë telefonike me gazetarin Besnik Krasniqi nga “Koha Ditore”, me interesimin e këtij mediumi për udhëtimin dhe shpenzimet e, atë kohë kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj, në Zvicër, në janar 2020.
Përkundër sqarimit që i kam dhënë gazetarit, ky medium ka publikuar si lajm një version qe që është shumë i pasaktë.
Për hir të opinionit publik, e vërteta e udhëtimit të kryeministrit Haradinaj në Zvicër për të cilën po spekulon Koha Ditore, është se nga buxheti i shtetit është mbuluar vetëm bileta e udhëtimit të kryeministrit Haradinaj. Edhe pse familja e kryeministrit kanë udhëtuar me të, shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit janë private, dhe jo nga buxheti i shtetit.