Këshilltari i Haradinajt: Skenari për shkëmbim të territoreve ka filluar para 19 vitesh

03 shkurt 2019 | 16:41

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Syla, ka thënë se skenari për shkëmbimin e territoreve ka filluar para 19 vitesh.

“Skenari që përmendet sot për shkëmbimin e territoreve, filloi pikërisht para 19 vitesh, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000. Natën tragjike u ekzekutuan mizorisht: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. ‘Rojat e Urës’, kryen këtë krim ne sy të sigurisë ndërkombëtare, duke dëbuar nga shtëpitë e tyre 12 mijë shqiptarë e duke vazhduar kështu zanatin e tyre të pastrimit etnik. Këmbimi i territoreve, do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje në gjakun e viktimave të pafajshme”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2529391763770182&set=a.259902307385817&type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush…