Këshilltari i Kryeministrit: Baca Adem, na fal që nuk të kuptuam kurrë
26 korrik 2018
| 21:30
Avdullah Hasani, Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e veprimtarit, Adem Demaçi.
Hasani në një postim në profilin e vet “Facebook” ka thënë se Demaçin nuk e kemi kuptuar e dëgjuar kurrë.
“U prefsh në paqe Baca Adem! Na fal që nuk të kuptuam kurrë, aq sa ti na fole e nuk të dëgjuam, aq sa është dashur”, ka shkruar Hasani.
Adem Demaçi ka vdekur në shtëpinë e tij, në moshën 82-vjeçare.