Këshilltari i Kurtit akuzon Hovenierin se po e mbështet Serbinë për të qeverisur një pjesë të Kosovës

23 gusht 2024 | 16:02

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status në “Facebook”, të cilin e ka titulluar “Jeffrey Havonier – ambasador në hall”.

Feraj nuk ka kursyer aspak kritikat ndaj amabasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier.

Sipas tij, Hovenieri po “mbështet gjithashtu qeverinë e Serbisë me qeverisë një pjesë të madhe të Kosovës”, duke aluduar në kundërshtimet e ShBA-së për veprimet në veri të Kosovës.

“Jeffrey Havonier – ambasador në hall: Deklaron se nuk mbështet qeverinë por, po, mbështet popullin e Kosovës. Dëshmia: po i japim popullit pare: 35 milion dollarë! Po, mbështet gjithashtu qeverinë e Serbisë me qeverisë në një pjesë të madhe të Kosovës: me banka, monedhë, postë, targa të makinave dhe patenta shoferi, deri te qeverisja nga Serbia të urave dhe (ndalimit të) qarkullimit të qytetarëve brenda qytetit të vet. Nga ana tjetër, ruajtjen dhe zgjerimin që po i bën qeverisjes së Serbisë brenda Kosovës nuk e konsideron sfidë që po i bën vullnetit të popullit, kushtetutës dhe qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Feraj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës…