Këshilltari i Kurtit me postim kundër Asociacionit: S’paguajmë ne për shkëputjen e Serbisë nga Rusia
Duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti i ka disa hipoteza rreth qëllimit të kësaj.
Në një postim në “Facebook”, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në fund në konstatimin Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.
“Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim?”.
“Shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”, ka shkruar Zulfaj.