Këshilltari i Kurtit: Për Ramën më shumë ka rëndësi Thaçi se marrëdhëniet mes dy shteteve
29 qershor 2020
| 12:51
Këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurtit, Elvis Hoxha, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po viziton Kosovën që t’i dalë në mbrojtje presidentit të vendit, Hashim Thaçit pas njoftimit nga Specialja.
Ai ka thënë se për kryeministrin Rama më shumë ka rëndësi Thaçi se marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare, raporton “Epoka e re”.
“Takimi me kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjet mes qeverive shqiptare iu duk Ramës një spektakël i kotë, por nuk përtoi të niset për pelegrinazh në Kosovë në mbrojtje të Thaçit. Për kryeministrin Rama më shumë ka rëndësi Thaçi se marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.