Këshilltari i Kurtit: Qeveria do ta vazhdojë punën pa panik dhe pa Hashim

21 mars 2020 | 08:33

Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi – Vuçiq. Sipas tij, kjo tashmë është vënë re edhe nga shumë politikanë dhe profesorë evropianë dhe amerikanë.

Në një koment  në llogarinë e vet në “Facebook”, Zaimi ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Kurti lidhur me taksën. Ai ka thënë se Kurti nisi procesin që largon barrierat tarifore me Serbinë më datën 1 prill, duke plotësuar kështu kërkesën e ShBA-së dhe duke hapur rrugë për dialogun.

“Po ashtu, qeveria Kurti po vendos marrëdhënie reciprociteti me Serbinë, siç e kërkon interesi i Kosovës si shtet sovran. Reciprocitet do të thotë se Kosova nuk do të vendosë asnjë barrierë të re, arbitrarisht, por do t’i zbatojë të njëjtat masa që i zbaton Serbia”, ka shkruar Zaimi.

Ai ka thënë se Kurti është në pritje të një emri nga LDK-ja për Ministrinë e Brendshme. “Kështu pra, mos mendoni se po bëhet mocioni për ta administruar gjendjen me virusin, as për taksën, as për Amerikën, as për ruajtjen më mirë të Kosovës, as për mungesën e përfshirjes apo respektit për LDK-në. As për mustaqet e dikujt. Mocioni po bëhet vetëm që të mundësohet marrëveshja Thaçi – Vuçiq, siç e kanë vënë re tashmë shumë politikanë e profesorë evropianë e amerikanë. Por qeveria do ta vazhdojë punën, me kujdes, pa PANik dhe pa Hashim”, ka shkruar Zaimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) që nga 12 marsi ka…