Këshilltari i Kurtit reagon pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci në SHBA

05 nëntor 2021 | 21:17

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pasi që Kosova nuk është ftuar të marr pjesë në Samitin për Demokraci që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zulfaj ka thënë se është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga SHBA-të, pasi sipas tij, demokracia në Kosovë ka rënë gjatë qeverisjes Hoti.

“Mbase edhe ndonjë muaj do të shihemi me raportet ndërkombëtare të 2020. Nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që radhitet më së ulëti në “Nations in Transit” nga Freedom House me 3.14 nga 7 pikë ose 36% nga 100%.
Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020. Pra, ashtu sikurse Raporti i Progresit edhe ky i Freedom House e të tjerë që u publikuan janë të bazuar kryesisht në vitin e kaluar”, ka thënë Zulfaj në reagimin e tij në “Facebook”.

Tutje, ai ka shkruar se “Kosova dhe qytetarët e saj s’kanë asnjë arsye për t’u hidhëruar por as për t’u dëshpëruar pasi rezultatet e ndryshimeve të mëdha demokratike që ata sollën këtë vit do t’i shohim të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen, ashtu siç do të shohim progres të gjithmbarshëm”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
40 nxënës dyshohet të jenë helmuar në Shalë të Lipjanit.…