Këshilltari i Kurtit: Të kthehet besimi në marrëveshjen e Ohrit dhe pastaj zbatimi i plotë
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo duhet të zbatohet si e plotë dhe jo e pjesshme.
Ai ka thënë se duhet të ketë një plan të sekuencimit dhe se për këtë po punon zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, qëndrimi i Kosovës është që ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim duhet se pari të kemi një plan të sekuencimit për të cilin është duke punuar zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori Besnik Bislimi”, ka thën ë Zulfaj.
Gjithashtu, ai ka thënë se letra të cilën e ka deponuar ish-kryeministria e Serbisë, Ana Bërnabiq, te shtetet anëtare të BE-së në dhjetor të vitit të kaluar “duhet të tërhiqet sepse aty shprehet se për Serbinë marrëveshja nuk është e zbatueshme tërësisht, e pranueshme tërësisht dhe as ligjërisht e obligueshme”.
“Përderisa ata kanë dalë nga marrëveshja duhet që të kthehet besimin në marrëveshje dhe pastaj zbatimin plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshme, por zbatim të plotë”, ka thënë ai.
Së fundi, ka pasur thirrje për Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.