Këshilltari i Kurtit thotë se njerëzit e UÇK-së kanë kryer krime

24 prill 2020 | 20:44

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar sot në emisionin Frontal në T7 se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës.
I njëjti thotë se gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit, e ka këshilluar Kurtin që të mos del kundër Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Express.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish-ushtarë të UÇK-së.

“Çka mendon ti pse është themeluar Gjykata Speciale, pse dy të tretat e deputetëve të Kuvendit e kanë votu themelimin, një nga mospajtimet e mia me LVV, unë mendoj që duhet me u themelu. Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK-së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka deklaruar ai.

Gashi thotë se ata që kanë kryer krime duhet të dënohen në mënyrë që të pastrohet UÇK-ja.

“Nuk ka pas asnjë prokuror ose gjyqtar, apo avokat, me sa e di Nazim Bllacën nuk ka pas asnjë avokat që e ka mbrojtë me sa e di unë. Nuk ka pas gardianë me i qu nëpër burgje me i qu pjesëtarët e UÇK-së, na për 20 vjet e kemi bindë bashkësinë ndërkombëtare që duhet me e themelu në Hagë një gjykatë për krime të luftës. Edhe mjekët kanë nënshkru raporte falso për gjendjen ndërkombëtare të tyre. Disa portale të afërta me regjimin e kalum kishin nxjerrë një intervistë timen për radio FM për Dick Martyn. Është shumë më mirë sa më shpejtë ata që kanë kry krime të dënohen edhe të pastrohet UÇK-ja”, derisa ka përmendur edhe një rast.

“Në rastin e Famtir Limaj e ki Hajredin Balaj të dënuar, aty është vërtetuar se ato krime janë kry, e ai është një nga përgjegjësit, gjykata thotë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që ai e ka dhënë urdhrin. Unë mendoj që duhet me u dënu të gjithë ata që kanë kry krime. Na e akuzojmë Serbinë kur Serbia i mbron kriminelët, ne duhet me u kanë kundër krejt krimeve”, shton ai.

Gashi thotë se në zgjedhjet e fundit e ka këshilluar tash kryeministrin në detyrë që të mos del kundër Gjykatës Speciale.

“Unë i kam propozuar edhe në fushatë, kryeministri Albin Kurtit që të mos del kundër Gjykatës”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka shtuar edhe një emër në listën e dëshirave…