![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/Qoku.jpg)
Këshilltari i Kurtit: Unë jam zëri i Vetëvendosjes në Maqedoni të Veriut
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Në intervistën për “TV 21”, Qoku ka theksuar se ai do të jetë zëri i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të lumtur që LV-ja është prezente në këtë shtet.
“Unë, si anëtar i këshillit të Vetëvendosjes, do marr pjesë direkt në zgjedhje. Nuk ka Vetëvendosje të regjistruar, si subjekt politik i regjistruar. Unë do të përfaqësoj Vetëvendosjen në listat e opozitës së bashkuar. Jam zëri i Vetëvendosjes në Maqedoni. Nuk ka qendër të Vetëvendosjes në Maqedoni, nuk ka subjekt politik, por unë do të jem deputet që do të përfaqësojë opozitën, deputet i pavarur, por nuk mund të përfaqësoj siglën sepse nuk është e regjistruar. Përfaqësoj idetë e vetëvendosjes. Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni është një lloj rregullatori dhe shqiptarët e Maqedonisë janë të lumtur se Vetëvendosja është prezente këtu”, ka thënë Qoku.