Këshilltari i ministrit Bytyqi: Nuk u arrit asgjë më shumë nga ajo që ka propozuar MAShT-i në fillim
01 shkurt 2019
| 18:39
Valmir Gashi, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke komentuar arritjen e marrëveshjes së Qeverisë me SBAShK-un, e cila u bë sot në praninë e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk është arritur asgjë më shumë nga ajo që MAShT-i ka propozuar që në fillim.
“Urime për normalizimin e procesit mësimor! Sigurisht se nuk është arritur asgjë më shumë nga ajo që ne propozuam në fillim, para se të fillohej të dëmtohej me greva sistemi ynë arsimor!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/