Këshilltari i Osmanit: Vjosa kurrë s’ka punuar përkthyese e Thaçit

10 prill 2020 | 09:37

Deklarimeve të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka qenë përkthyese e presidentit Thaçit, i ka reaguar Artan Murati, këshilltar i Osmanit.

Murati ka shkruar në “Facebook” se Osmani nuk ka qenë kurrë përkthyese e Thaçit, por vetëm e presidentit të asaj kohe, Fatmir Sejdiu. “Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar përkthyese e Hashim Thaçit. Kurrë. Thjesht, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thaçin. Në fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm këshilltare e lartë e pastaj shefe e stafit të presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit”, ka shkruar Murati.

Ai ka shtuar se Vjosa Osmanit i ishte kërkuar nga sekretarja e ShBA-së, Clinton, ta përkthente fjalën e Thaçit.

“Znj. Osmani vërtet e korrigjoi Thaçin në atë konferencë për shtyp, por kjo nuk ishte hera e fundit që u dashtë ta korrigjonte. Këtë e ka bërë vazhdimisht, në cilindo kapacitet publik, duke u shërbyer kështu gjithnjë qytetarëve me nder e duke vënë gjithnjë interesat e Republikës para çdo interesi tjetër”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamjet e fundit që janë shfaqur në internet tregojnë ish-presidentin…