Këshilltari i Pacollit: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Hoti
26 prill 2020
| 12:16
Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollit, ka thënë se AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
Ai ka thënë se AKR-ja do të vazhdojë të jetë opozitë në Kuvendin e Kosovës.
“AKR nuk do të jetë pjesë e ‘Qeverisë Hoti’. Do të vazhdojë të qëndron në opozitë”, ka shkruar Murseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
AKR-ja në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga dy deputetë.
https://www.facebook.com/murseli16/posts/297949907988951