Këshilltari i Pacollit: AKR-ja nuk është në bisedime me asnjë parti politike për zgjedhjet e reja

22 dhjetor 2020 | 10:42

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë, por i vonuar, raporton “Epoka e re”.

“Ishte mirë që AKR zgjodhi të mos bashkohej me këtë qeveri, për dallim nga AAK dhe Nisma. Siç jemi deklaruar edhe më parë, qytetarët e vendit po presin me padurim një qeveri të re, dhe ky vullnet duhet respektuar”, ka shkruar Murseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se AKR-ja nuk është në bisedime me asnjë parti politike lidhur me zgjedhjet e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi ka fituar çmimin e lojtarit më…