Këshilltari i Pacollit: Asnjë udhëheqës s’ka legjitimitet të negociojë i vetëm me Serbinë
Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran që ka institucionet e tij të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Zyberaj ka thënë se për çështje të rëndësishme që janë thelbësore për të ardhmen e vendit nevojitet përfshirje dhe mbështetje e gjerë e spektrit politik për të siguruar konsensus dhe unitet të vendit për çështjet sfiduese që presin Kosovën.
“Asnjë udhëheqës ose bartës institucional individualisht nuk ka legjitimitet të negociojë vetëm me Serbinë një marrëveshje paqeje, por duhet përfshirje të liderëve politik, për të siguruar që një marrëveshje e tillë të përmbush konsensus të gjerë dhe të zbatueshëm”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.