Këshilltari i Pacollit: Nuk do të ketë vizitë pelegrinësh, nuk është kërkuar leje nga institucionet
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka thënë se Kosova respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.
Zyberaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet vendore.
Postimi i plotë i tij:
Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.
Megjithatë për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.
Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.
Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë.