Këshilltari i Pacollit: Nuk kemi folur me askënd për t’u bërë pjesë e qeverisë
29 prill 2020
| 14:19
Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk ka diskutuar me asnjë parti politike për të qenë pjesë e qeverisë.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka bërë me dije se AKR-ja nuk ka biseduar me asnjë subjekt politik në lidhje me pjesëmarrjen e saj në qeveri.
“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resorësh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.