Këshilltari i Pacollit, Qeverisë: Mbrojtja e ushtarëve të UÇK-së nuk është ndërhyrje në drejtësi

15 nëntor 2020 | 15:50

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, kryetarit të AKR-së, ka thënë se Qeveria dhe kryeministri i Kosovës nuk janë duke ndërhyrë në procesin e gjykimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Zyberaj ka deklaruar se është shumë e drejtë qasja e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, në raport me mbrojtjen e luftës së UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj, i kanë futur veshtë në lesh në emër të mosndërhyrjes në drejtësi. Mbrojtja nuk është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është kontribut për drejtësinë”.

“Kjo qeveri me qasjen e vet në raport me akuzat e prokurorisë ndaj UÇK po rreshtohet në krah të atyre që luftën tonë e shohin si NPK”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari politik i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, e ka cilësuar…