Këshilltari i Pacollit: Të frikshme deklaratat e Sveçlës

02 maj 2020 | 09:33

Pas paralajmërimit të mbrëmshëm të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, mund të ndalohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.

Ai e ka quajtur këtë kërcënim tjetër ndaj Pacollit. Ai ka thënë se kjo është deklaratë e frikshme dhe alarmante. Zyberaj, po ashtu, ka kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet një deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Reka Gjykata Kushtetuese e konfirmoi atë që botërisht dihej:…