Këshilltari i Pacollit ‘zbulon’ tradhtinë që Agim Bahtiri ia bëri AKR-së
Këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Naim Murseli, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj Agim Bahtirit.
Bahtiri dje në zgjedhjet lokale, humbi garën përballë Bedri Hamzës të PDK-së pa balotazh në Mitrovicë.
E kjo ka bërë që sot Murseli përmes një postimi në facebook të reagojë ndaj ti.
Ai shkruan se Agim Bahtiri në mënyrë tinzare u largua nga AKR-ja bashkë me disa anëtarë të tjerë në LV.
Sipas tij, kjo është tradhtia dhe pandershmëria e tij ndaj AKR-së e cila e ka vendosur Agimin dy herë në pozitën e kryetarit.
Ai shkruan se humbja e Bahtirit në Mitrovcë është si pasojë e pabesisë së tij ndaj partisë dhe Behgjet Pacollit.
Postimi i plotë:
Agim Bahtiri ishte aq i sigurt se Albin Kurti do të ia fitonte zgjedhjet në Mitrovicë dhe kështu, në mënyrë tinëzare ai u largua duke marrë me vete edhe anëtarë të tjerë, në të cilët AKR kishte investuar gjatë gjithë kohës.
Ky veprim ishte tradhti dhe pandershërmëri! AKR ka vendosur Agimin, dy herë në pozitën e kryetarit. Agim Bahtiri largimin nga AKR e bëri në mënyrë tinëzare dhe të pamoralshme ashtu siç i “sundoi” dy mandate duke u tallur me qytetarët e Mitrovicës.
Humbja e tij, ndër të tjera, është pasojë e pabesisë së tij ndaj partisë dhe ndaj z. Pacolli i cili i besoi dhe e ngriti, diçka që qytetarët e Mitrovicës padyshim nuk e vlerësuan dhe në fund e ndëshkuan.
Kësaj radhe as Albin Kurti dhe as qeveria e tij, e cila qëndroi atje gjatë gjithë kohës nuk e ndihmuan atë të bëhej kryetar.
Qytetarët e Mitrovicës kishin vendosur tani ta hidhnin fotografinë e tij e cila, siç thoshte ai “Qytetarët e mbajnë në kuletë”.