Këshilltari i presidentes i reagon deputetes së PDK-së: Osmani e merr pagën e paraparë me ligj

16 korrik 2021 | 13:04

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PDK-së Floretë Zejnullahu e cila në seancën e sotme në Kuvend kritikoi Osmanin se merr paga më shumë se që duhet.

Sipas Kupinës, Osmani e merr pagën e saj vjetore siç është e paraparë me ligj.

“Presidentja Vjosa Osmani e merr pagën e saj vjetore siç është paraparë me ligj. Nuk mjafton vetëm me u regjistrua në listat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa për të figuruar. Deklarimi publik i një deputeti ka peshë, ndaj fake diskutimet shpërfaqin nevojën për protagonizëm.

Për dallim prej më herët, Presidentja Osmani pagën e saj e ka përdorë në funksion të afirmimit të Kosovën kudo në botë, përmirësimit të imazhit të saj, porse nuk ka lobuar në copëtimin e territorit të saj. Është nder për qytetarët e Kosovës kësaj radhe kanë një përfaqësim të denjë nga Presidentja Osmani”, ka thënë Kupina.

Tutje, ai ka këshilluar depueteten Zejnullahu që para se të konstatojë diqka, të gjurmojë faktet.

“E nderuar deputete, përpara se të konstatoni, gjurmoni faktet, pastaj nxirrni konkluzione të qëndrueshme, jo sa për të thënë. Sa për ta përmbushur nevojën e diskutimit, e aq më pak sa për t’u bërë lajm në media online! Për më tepër, siç tregon formulari, paga e presidentit paraprak ka qenë e njëjtë me atë të Presidentes Osmani!”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Zejnullahu: Familja presidenciale Osmani-Sadriu po e gërryen buxhetin me mbi 70 mijë euro paga për 1 vit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amrush Batatina nuk do të jetë më nënkryetar i KF…