Këshilltari i presidentit i reagon Kurtit

09 prill 2020 | 11:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka autorizuar mbrëmë ministrinë e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitinë, për kufizim të lëvizjes si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit. Ndaj këtij autorizimi ka reaguar këshilltari i presidentit të Kosovës, Adil Behrami.

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka shkruar në “Facebook” se qeveria në dorëheqje mbrëmë e ka zbuluar gënjeshtrën e vet. Ai thotë se me autorizimin e djeshëm kanë zbuluar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka vendosur për karantinimin e veriut sepse nuk kanë pasur as autorizim. “Plus edhe më herët, edhe mbrëmë, iu paskan referuar Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i cili është ligj i aprovuar nga UNMIK-u dhe si autoritet përfundimtar e ka Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke u bazuar në rezolutën 1244, jo Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky ligj ishte aprovuar dhe kishte hyrë në fuqi përmes një rregulloreje të UNMIK-ut nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, më 5 maj 2008, para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Dihet që asnjë ligj atëherë nuk zbatohej pa u fuqizuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Edhe më 19 mars, Sveçla si u. d. i ministrit e kishte aktivizuar edhe Planin e Reagimit Kombëtar, ku ai ishte Koordinator i Grupit Ndërinstitucional dhe jo ministri Vitia. Athua ku ka mbetur tash ai plan dhe koordinatori i tij?”, ka shkruar këshilltari i presidentit. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa një pjesë e madhe e globit vijon të qëndrojë…