Këshilltari i presidentit: Kurti dhe grupi i tij janë kapësit e qeverisë

26 maj 2020 | 15:55

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj deklaratës se zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Avni Zogiani, i cili ka thënë se “Kurti me grupin e tij janë qeveria e Kosovës”.

Behramaj, ka thënë se “Kurti dhe grupi i tij” janë kapësit e qeverisë, duke ia kujtuar Zogianit kallëzimin penal që ia kishte bërë Haki Abazit në kohën kur kanë qenë pjesë e shoqërisë civile.

“Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe kallëzim penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin! Ju nuk jeni Qeveria e Kosovës, por kapësit e saj. As partner për qeverisje më nuk po gjeni. Si abuzues të pushtetit jeni shkarkuar nga 2/3 e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Behramaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të qenë më afër me fansat, Baby G së…