Këshilltari i presidentit: Kurti u mundua të manipulojë me 5 milionët e BE-së
26 mars 2020
| 10:54
Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se kryeministri në detyrë i ka mashtruar deputetët dhe qytetarët me deklarimin për pesë milionë euro ndihma nga Bashkimi Evropian. Behramaj ka shkruar se pesë milionë eurot e BE-së kanë qenë asistencë e premtuar nga fondet e BE-së për Kosovën.
“Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19. Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij”, ka shkruar ai.