Këshilltari i presidentit pas njoftimit të ‘Contour Global’: Qeveria Kurti po e rrezikon ekzistencën e shtetit

17 mars 2020 | 13:28

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas lajmeve se Kompania “Contour Global” është tërhequr nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ai ka thënë se kërcënimet e Qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane sot kanë marrë  formë.

“Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Behrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Behramit:

Kërcënimet e Qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane sot morën formë. Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti.

“Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i Qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në deklaratën e amerikanëve.

Me këtë projekt, Amerika synonte ta pavarësonte Kosovën nga varësia e Serbisë dhe Rusisë në sektorin energjetik.

Retorika e filozofëve, myhibëve dhe cyberxhematit të Vetëvendosjes kundër Amerikës ia humbi Kosovës një prej investimeve më të mëdha amerikane, që do të transformonte vendin tonë.

Por, si duket kjo nuk është duke iu mjaftuar.

Ata vazhdojnë të tallen me bllokimin e 200 milionë dollarëve të investimeve të tjera amerikane, 50 milionë eurove të MCC-së, si dhe 150 milionë eurove të tjera për gazin, që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë.

Me këto veprime, Kurti është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, që është një kombinim i vullnetit qytetar përbrenda dhe i investimit amerikan nga jashtë.

Krahas koronavirusit, veprimet konfrontuese të Qeverisë me Amerikën janë sfidë me pasoja tepër të mëdha për popullin tonë!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158055360858149&set=a.10150539000998149&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka bërë thirrje komunitetit…