Këshilltari i presidentit Thaçi i reagon ashpër Veton Surroit
Pas deklaratave që ka dhënë publicisti Veton Surroi në lidhje me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ka reaguar këshilltari i presidentit, Ismail Syla.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit ç’kapjen e Kosovës nga Serbia.
“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (ç’kapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.
https://www.facebook.com/ismail.syla.54/posts/3311913458848545
Ndryshe, publicisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.
“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka shkruar Surroi në llogarinë e vet në “Twitter”.
A dramatic beginning of disentanglement of state capture https://t.co/J4FADoM5Zy
— VetonSurroi (@VSurroi) June 24, 2020