Këshilltari i tij: Pacolli ende është në Tiranë, s’kemi marrëveshje me LDK-në

30 prill 2020 | 09:53

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ende ndodhet në Tiranë, ka thënë sot Naim Murseli, këshilltar i Pacollit. “Pacolli ndodhet në shtëpinë e vet në Tiranë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e presidentit Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se LDK-ja është kthyer në…