Këshilltari i Veliut, Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e Covid-it nuk e lë rahat popullizmin
20 nëntor 2020
| 14:39
Këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar ushtrueses së detyrës se presidentes Vjosa Osmani dhe deklaratës së saj të fundit kundër zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
Gecaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Osmani është duke folur nga “strofulli i Covidit”, duke e quajtur populiste deklaratën e shefes së shtetit.
“Edhe nga strofulli i Covid-it nuk e lë ‘rehat’ popullizmin”, ka shkruar Gecaj.
Pak më parë, Osmani i ka dalë në krah deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevcit, duke i reaguar zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe deklaratës së tij për të pagjeturit.
Osmani ka thënë se njerëzit e Kosovës nuk janë lodhur duke folur për të pagjeturit, por nga politikanët e papërgjegjshëm.