Këshilltari i Veselit: Kush do të nënshtrohet, LDK-ja apo LV-ja?
Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja tash e dy muaj janë në përpjekje të arrijnë marrëveshje, por sipas tij pazaret e tyre i kanë shfaqur edhe realitetet e tyre të cilat do të qojnë në dështim.
Ai ka thënë se pas gjithë negociatave, tani një gjë është e qartë se njëra parti do t’i nënshtrohet tjetrës nëse duan pushtet.
“Pse zgjedhje! Thua se do të ketë ndonjë ndryshim të madh pas zgjedhjeve të tjera? LVV dhe LDK nuk arritën që ta bëjnë koalicionin që në mundësinë e parë, e pse të besohet se ata do ta arrijnë një marrëveshje në mundësinë e dytë? Koalicioni VV-LDK ka qenë një mashtrim i madh. Ashtu siç ka filluar, edhe po përfundon. Një koalicion i mbushur me gënjeshtra dhe manipulime, pabesi dhe tradhti. Edhe nëse arrijnë që ta përfundojnë pazarin, kjo qeveri do të jetë e predisponuar për dështim. Leni dramat teatrale dhe bëni qeverinë, se këtu pyetja nuk është se a do të ketë zgjedhje, por kush do ta nënshtroj kënd”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.