Këshilltari i Zelenskiyt: E habitshme, ushtria ruse është shumë e papërgatitur
20 mars 2022
| 16:45
Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy pretendon se gjashtë gjeneralë rusë u vranë në Ukrainë.
“Shkalla e lartë e vdekshmërisë së oficerëve të lartë të ushtrisë ruse është e habitshme. Tashmë janë vrarë gjashtë gjeneralë. Ushtria ruse është krejtësisht e papërgatitur”, ka shkruar ai ndër të tjera në Twitter.
Ndërkohë Alexei Arestovich, një këshilltar tjetër i presidentit, thotë se vijat e frontit midis forcave ukrainase dhe ruse janë pothuajse të ngrira sepse Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme luftarake për të përparuar më tej.
“Gjatë ditës së kaluar, praktikisht nuk ka pasur sulme me raketa në qytetet e Ukrainës”, shtoi Arestovich.