Këshilltari i Zelenskyt: Negociatat kanë lëvizur përpara
30 mars 2022
| 12:03
Negociatat ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë “definitivisht kanë lëvizur përpara”, ka thënë Ihor Zhovkva, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai ka thënë se në bisedimet e mbajtura në Stamboll më 29 mars, për herë të parë në vend se të jepte ultimatume Rusia dëgjoi qëndrimet e palës ukrainase, raporton “Rel”.
Zhovkva ka thënë për “BBC”-në se Ukraina nuk do të këmbejë “asnjë centimetër” të territorit, teksa është pyetur për rajonet lindore ukrainase.
Po ashtu, ai ka thënë se Rusia nuk ka tërhequr trupat as nga Kievi apo Çernivihi, ashtu siç kishte thënë Moska.