Këshilltari i kryeministrit kujton dëshmorin Sadri Zeneli
06 prill 2018
| 14:01
Këshilltari i kryeministrit, njëherësh Shef i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij të rënë 19 vjet më parë në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Patriot lind, nuk bëhesh! I tillë ishte baca Sadri. Sot përkujtuam heroin e kombit Sadri Zeneli dhe bashkëfshatarët e tij dëshmorë nga Shqiponja, Islam Ademaj, Ali Rama, Arben Mehmeti, Ramë Mehmeti, Fitim Rexha dhe Lanë Rexha; që ranë në altarin e lirisë 19 vite më parë. Lavdi!”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.