Këshilltari i kryeministrit: LDK dhe GDP mund t’i bashkohen qeverisjes
27 mars 2018
| 22:35
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi ka folur për daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës dhe mundësisë që këtij koalicioni t’i bashkohen disa parti tjera.
Matoshi në “Click” nuk e përjashtojë mundësinë që koalicionit t’i bashkohen LDK-ja dhe GDP.
“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës e deri me sot nuk e kemi një situatë të ngjashme, kanë ndryshuar rrethanat dhe me ndryshim e rrethanave ndryshojnë edhe kontekstet mund të ndryshojnë edhe raportet e forcave brenda shoqërisë kosovare dhe nuk është hiç çudi dhe diçka e jashtëzakonshme që LDK dhe GDP mund t’i bashkohen qeverisjes”, ka thënë Matoshi.