Këshilltari kryesor i Erdoganit shkon për iftar në shtëpinë e Pacollit

29 prill 2021 | 12:14

Ish-presidenti i Kosovës dhe deputeti i Kuvendit, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se për iftar, në shtëpinë e tij në Hajvali e ka nderuar me vizitë Sabri Demiri, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se ka qenë i nderuar me vizitën e Demirit.

“Me vizitën e tij në Iftar në shtëpinë time, unë u nderova nga Këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin. Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjen e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës ‘Fundjavë Ndryshe’ dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West siç duket ende mendon për një rikthim me…