Këshilltari i Pacollit: Asnjë person nuk guxon të futet pa leje në Kosovë
26 mars 2018
| 17:52
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se asnjë person nuk guxon të futet pa leje në Kosovë.
“Asnjë person s’guxon të futet pa leje në Kosovë. Kush futet pa leje, arrestohet”, ka shkruar Zyberaj.
Pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës sapo kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Gjuriqin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë