Këshilltari i presidentit: Presim që demarkacioni të kalojë
19 shkurt 2018
| 11:53
Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se presin që Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
“Me këtë ratifikim të demarkacionit do t’i hapim rrugë heqjen e vizave. Pra, presim që deputetët të japim votën e tyre”, ka thënë Arifaj në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Arifaj është shprehur optimist se gjatë vitit do të hiqen vizat nëse kalohet demarkacioni.