Këshilltari i presidentit tregon se çfarë është folur në takimin e Washingtonit për Kosovën
15 maj 2018
| 21:53
Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth takimit të shteteve të QUINT-it në Washington për Kosovën.
“Sa jemi të informuar ne faktikisht kanë qenë dy takime të QUINT-it për dy tema të veçanta. Tema e parë ka qenë koordinimi midis shteteve të Quintit sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare si në Interpol, po shpresojmë këtë vit dhe në UNESCO vitin e ardhshëm në përgjithësi pra sa i përket prezantimit ndërkombëtar të Kosovës. Ndërsa takimi i dytë i është kushtuar ekskluzivisht çështjes së dialogut apo finales së procesit të bisedimeve”, ka deklaruar Shala në “Pressing” në “Televizionin 7”.