Këshilltari i Trump për siguri kombëtare jep dorëheqje
10 prill 2018
| 19:31
Këshilltari për siguri të brendshme i presidentit amerikan Donald Trump, Tom Bossert, ka dhënë dorëheqjen sot, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.
“Presidenti është mirënjohës për angazhimin e Tom për sigurinë dhe sigurinë e shtetit tonë të madh. Tom udhëhoqi përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur kombin nga kërcënimet terroriste, për të forcuar mbrojtjen tonë kibernetike dhe për t’iu përgjigjur një serie të veçantë fatkeqësish natyrore”, tha Sanders.