Këshilltarja e kryeministrit: Autori i shkrimit për Haradinaj në “Times”, mik i afërt me Jeremiqin
Ian Brammer, analisti amerikan, që zgjodhi të sulmojë kryeministrin Ramush Haradinaj përmes një shkrimi autorial të publikuar në revistën prestigjioze “Time”, rezulton të jetë mik shumë i afërt i ish- ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
Meliza Haradinaj, këshilltare politike e Haradinajt, ka sqaruar përmes një statusi në llogarinë e saj në “Facebook”, raportin e afërt që sipas saj ka analisti politik amerikan me Jeremiqin.
Postimi i plotë i Meliza Haradinajt:
Sa për informatë, autori i shkrimit në TIME Ian Bremmer është edhe mik i ngushtë i Vuk Jeremiqit, dhe pjesëmarrës i rregullt i konferencave të OJQ-së së tij. Me pak hulumtim, mund t’i gjeni ngjarjet e shumta të përbashkëta të tyre, madje edhe private, si kjo foto më poshtë në US Open 2016.
Mos harroni që Serbia po punon në të gjitha frontet që të dobësohet imazhi dhe suksesi dhjetëvjeçar i Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.