Këshilltarja e Kurtit, Elizabeth Growing jep dorëheqje nga zyra për komunitete
02 gusht 2023
| 12:56
Elizabeth Katherine Gowing ka dhënë dorëheqje nga puna në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, ajo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e këshilltares politike për Çështjet e Komuniteteve.
eksa ka njoftuar për këtë vendim, Katherine Gowing ka thënë se i vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ma mundur të sigurojë që paratë publike po shkojnë aty ku duhet.
“Jam krenare që vazhdoj si Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, me koordinimin e punës jetike për komunitetet e Kosovës, ruajtjen e kushtetutës së Kosovës si një demokraci moderne funksionale dhe sigurimin që paratë publike shkojnë aty ku duhet. Më vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ndjeva se mund ta ruaj integritetin dhe të vazhdoj të punoj me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, ditë më parë Ministria për Komunitete dhe Kthim ka publikuar listën finale të organizatave joqeveritare, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare përmes disa projekteve që kanë për qëllim rritjen e nivelit të punësimit të anëtarëve të komunitetit joshumicë dhe përmirësimin e kapaciteteve për të promovuar mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.
Janë gjithsej 57 OJQ që kanë përfituar nga thirrja publike, ndërkaq sipas ministrisë vendimi i Komisionit është i bazuar në rregulloren mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.
Megjithatë, një numër i madh i organizatave të cilat nuk kanë përfituar mbështetje nga kjo thirrje publike, kanë bërë ankesë në Komisionin Vlerësues të projektit.
Ky i fundit pas shqyrtimit të ankesave ka nxjerr vendim për refuzimin e tyre duke dhënë edhe arsyetimet, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë.
E një anëtar i Komisionit Vlerësues në kushte anonimiteti i ka thënë Telegrafit se në procesin e kontrollit të aplikimeve kanë ndodhur një sërë vendimeve të kundërligjshme.