Këshilltarja e Kurtit fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të dalin në zgjedhje
17 dhjetor 2023
| 14:12
Ardita Sinani, këshilltare për Luginë të Preshevës e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Pas votimit në njësinë zgjedhore më të madhe në Preshevë, Sinani ka thënë se Parlamentin e Serbisë duhet të delegohen njerëz që mbrojnë interesat e shqiptarëve të luginës.
Ish- kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani nuk ka komentuar akuzat e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se fajtor për përçarjen në luginë është kryeministri Albin Kurti.
Në Luginë të Preshevës sot është duke u votuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Shqiptarët janë duke garuar me dy lista.