Këshilltarja e Kurtit ka një pyetje për amerikanët për reciprocitetin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një qëndrim zyrtar të publikuar dje kanë thënë se kundërshtojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosur nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti. Një qëndrim të tillë e ka përkrahur edhe emisari i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.
Ndaj një pozicionimi të tillë të amerikanëve ka reaguar këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, e cila ka pyetur amerikanët se pse po ia mbajnë anën Serbisë, kur dihet që Beogradi zyrtar është aleat i Moskës dhe Kinës.
“Qeveria e Kosovës është duke aplikuar standardet GATT dhe CEFTA. Reciprociteti është një mjet që shfrytëzohet nga shtetet sovrane për të mbrojtur ekonominë e tyre dhe për të krijuar një ambient të barabartë. Pse të mbash anën e Serbisë duke sabotuar Republikën e Kosovës në çdo mënyrë të mundshme? Serbia, një aleate e Rusisë që ia kontrollon Kina rrugët”, ka shkruar këshilltarja e Kurtit në “Twitter”.
The Gov' of Kosova is applying GATT& CEFTA standards. Reciprocity is a tool used by sovereign states to protect their economy& create a level playing field. Why siding w/ Serbia sabbotaging RKS in every possible way? Serbia, an ally of Russia who has China patrolling its streets. https://t.co/gAkdm2CL6C
— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) April 1, 2020