Këshilltarja për media e Hahnit thotë se tani topi për viza mbetet te shtetet anëtare
04 dhjetor 2018
| 10:41
Annemarie Huber, këshilltarja për media e komisionarit Europian, Johannes Hahn, ka njoftuar se Komisioni Europian ka lëshuar rekomandimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.
Ajo përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka shkruar se tani është radha e shteteve anëtare të cilët janë duke i shikuar zhvillimet nga afër në Kosovë të gjykojnë çështjen.