Kështu Ancelotti e quan francezin Benzeman

07 prill 2022 | 08:26

Karim Benzema ka marrë lëvdata të mëdha pas paraqitjes së jashtëzakonshme që e pati mbrëmë.

Sulmuesi francez realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Dhe, lojtarin e ti je ka lavdëruar edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili e çoi në qiellin e shtatë francezin.

“I thash Benzemas, duhet të jesh më i shpejtë, përndryshe nuk mund të luash. Më pas, Karim e gjeti hapin e duhur”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Amazon Prime”, përcjell “Gazeta Express”.

“Si do ta përshkruaja Benzeman? Nuk kam fjalë (qeshet). Do të thosha: Big Karim. Ai ishte fantastik”, përfundoi Ancelotti.

Të gjashtë golat e fundit të Real Madridit janë shënuar pikërisht nga Benzema.

Ai po e shijon sezonin më të mirë të karrierës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Quhet Chin Jit Pyng dhe është një biznesmen i suksesshëm…