![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/FC217736-539F-47CE-9D65-2C7A4CD274CE.png)
Kështu do të duket sivjet monumenti i Newbornit
Fisnik Ismaili ka publikuar imazhet se si do të duket monumenti NEWBORN për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ai ka zbuluar edhe temën e sivjetme të ngjyrosjes së NEWBORN-it.
Ismaili tregon se “Winged Women – Gratë me Krahë” është tema sivjet dhe i dedikohet gruas.
Njoftimi i plotë:
Po na duhen VULLNETARË! #NB14
Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne.
Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment!
Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj.
Thirreni/shkruani Mrikas në 049388947 ose Asafit në 045665515, për me u organizue, e hajde t’a bajmë të bukur prapë, dhe të veçantë si çdo herë.
Shihemi këto ditë.
#NEWBORN14 #NB14 #WingedWomen.