Kështu do të duket treni muze në kujtim të 20-vjetorit ‘Bllaca 99’ (Foto)
Qeveria e Republikës së Kosovës më 5 mars ka miratuar plotësim ndryshimin e vendimit për themelimin e Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999”.
Me ketë plotësim ndryshim të vendimit, Qeveria ka ndarë 100 mijë euro për realizimin e këtij projekti – muze.
Me rastin e 20-vjetorit të dëbimit të popullatës nga Kosova, më 10 prill në Bllacë do të vihet gurthemeli për Qendrën Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 1999”.
Gjithashtu më 10 prill do të bëhet edhe përurimi zyrtar i trenit muze me mbishkrimin “Bllaca 99” dhe “20 gjenocidi serb”.
“Epoka e re” ka arritur të sigurojë fotografi të trenit muze që do të vendoset në Bllacë, në vendin ku atëbotë, u bë kufi jo ndërmjet shteteve, por ndërmjet jetës dhe vdekjes.
/Epoka e re/