Kështu do të jetë moti javën e ardhshme

13 dhjetor 2020 | 16:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se java e tretë e muajit dhjetor parashihet të jetë kryesisht e vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, në viset e ulëta nuk parashihet të ketë reshje të shiut përpos rigave të dobëta të cilat mund ta përfshijnë pjesën jugore dhe juglindore të territorit, ndërsa në viset malore parashihet të ketë reshje në formë dëbore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga policia serbe, për…