Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme
03 qershor 2021
| 15:53
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKShPK-së, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet mot me reshje.